Me dashuri ua kushtoj këtë libër

Në vend të parathënies

 

 

 

 

I dashur lexues, në këtë libër ju paraqes këto shkrime:

  1. a) Kujtimet e mia mbi kontributin e fterjotëve në Luftën ANCL

b) Progresi historik i Fterrës

c) Patriotizmi i fterjotëve në rrjedhën e historisë

  1. Për njeriun e veçantë të Fterrës, vëllanë, kushëririn e shokun tim të dashur, që kaluam bashkë vitet e Luftës NCl dhe vazhdojmë edhe sot, Safet Memi
  2. Kujtime për të dashurit e mi të zemrës Hiqmet, Mehmet e Sherif Dusha, për dy vëllezërit dëshmorë Mataj, shokun tim të rinisë Fuatin dhe shokun e Normales së Elbasanit, Turhanin, për dy vëllezërit e mi të paharruar e të shtrenjtë, Zenelin e Avniun si dhe për shumë të dashurin Vehap Bezhani.
  3. Artikuj të shkruar nga unë dhe të botuar në Gazetën “Fterra jonë” për trimat e Brigadës së Parë S, në veçanti për kushëririn tim Osmën Memi, për Nënën e dy dëshmorëve Turhan e Fuat Mato, për të paharruarin shokun tim të ngushtë Nafiz Bezhani dhe në fund për mbesën time të dashur, Ardita Mita.

Me këtë rast kujtoj me shumë mall e respekt Nënë Zulën e Baba Hamitin, të cilët janë e do të mbeten përherë në zemrën time, po ashtu të afërmit e mi të dashur që nuk jetojnë më: motrat, Hamon e Menen, teto Hatemen, nipin e paharruar Shkëlqimin dhe dhëndërin tim të dashur e të shtrenjtë , Teodor Keko e shumë e shumë të tjere.

Dëshira ime ishte që të shkruaja edhe për shokë, miq e të afërm të tjerë që unë i dua e i kam në zemër, por mundësitë nuk m’u krijuan. Ju mbetem borxh për të realizuar këtë dëshirë në të ardhmen.

Me dashuri e respekt

Dilaver Shkurti

 

Tiranë, qershor 2006

 

 

 

 

 

© 2009 All rights reserved.

Create a free websiteWebnode